Pacientët me diabet tani do të marrin trajtim të veçajt tek QKMF “Nagip Rexhepi”, e cila së fundmi ka pranuar aparaturë të re shkruan Radio Star.
Kryetari Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka treguar se për herë të parë, Qendra e Mjekësisë Kryesore Familjare ofron shërbime për pacientët me diabet.
Më tutje ai ka thënë se do të vazhdoj të me ndryshime në sistemin shëndetësor në Gjilan.
Shkrimi i plotë:
QKMF “Nagip Rexhepi” tani me aparaturë të re për pacientët me diabet
🏥Për herë të parë, Qendra e Mjekësisë Kryesore Familjare ofron shërbime për pacientët me diabet, përmes aparatit për testim të hemoglobinës së glukozuar e cila mundëson diagnostifikimin e sëmundjes së diabetit si dhe tregon nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë 3 muajve të fundit.
Përpos kësaj, QKMF është pajisur edhe me çanta me pajisje të reja mjekësore si: tensiometër, otoskop, oftalmoskop, termometër, glukometër e dhjetëra pajisje të reja. 🩺💊💉
Vazhdojmë me ndryshime në sistemin shëndetësor.
#perShendetesine