Klinika infektive e Kosovës ka treguar raportin 24-orësh të pacientëve që janë të hospitalizuar aty, njëherësh edhe gjendjen e tyre
Klinika ka bërë të ditur se është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, teksa negative kanë rezultuar gjithsej shtatë raste.
Nga 43 raste të infektuara me COVID-19, 36 janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe për përkujdesje intensive.
Katër infermieret e infektuara ndërkaq janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në Klinikë, ndërsa njëra ndodhet në shtëpi.
Raporti 24-orësh nga Klinika Infektive:
Sipas raportit 24-orësh nga Klinika Infektive, në këtë Klinikë ndodhen të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.
43 raste me COVID-19, Klinika është në pritje të rezultateve për 11 raste, kurse negative kanë rezultuar gjithsej 7 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID-19 është si vijon:
Nga 43 raste të infektuara me COVID-19, 36 janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe për përkujdesje intensive.
Pacientja në kujdesin intensiv e pranuar më 25.03.2020 vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe është në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të infeksionit intrahospitalor.
Katër infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në Klinikë, ndërsa njëra ndodhet në shtëpi.