Pas raportimeve se është shënuar rasti i parë me koronavirus në Kosovë, Klan Kosova e ka kontaktuar Zyrën e drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës.
Në përgjigjen e kësaj zyre thuhet se nuk ka asnjë rast deri më tani të shënuar nga ky virus.
“Bazuar në informatat nga Klinika Infektive, nuk ka asnjë rast”- thuhet në përgjigje.