QKUK përmes një komunikate për media ka konfirmuar se deri tash në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus, teksa bën thirrje që në Klinikën Infektive të paraqiten vetëm ata që kanë rrezik nga sëmundja pasi që kanë pasur kontakt me persona të konfirmuar me COVID-19.
Përmes një komunikate për media, QKUK bën të ditur se qytetarët me fluks të madh po vizitojnë Klinikën.
“Qytetarët kanë filluar me një fluks të shtuar të vizitojnë ambientet e Klinikës Infektive në QKUK për vizita rutinore dhe testim lidhur me frikën nga infeksioni eventual, kjo përbën një rrezik shtesë për përhapjen eventuale të sëmundjes”, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë:
Qytetarët kanë filluar me një fluks të shtuar të vizitojnë ambientet e Klinikës Infektive në QKUK për vizita rutinore dhe testim lidhur me frikën nga infeksioni eventual, kjo përbën një rrezik shtesë për përhapjen eventuale të sëmundjes.
Deri më sot nuk kemi rast të konfirmuar me virusin Covid 19 në Kosovë, rastet që duhet paraqitur për testim dhe izolim eventual jane ato raste që kanë udhëtuar nga rajonet, ku sëmundja është përhapur dhe kanë simptoma me temperaturë të lartë, kollë të thatë, probleme me frymëmarrje apo qytearët që kanë pas kontakt me persona që janë të konfirmuar me infeksion me virusin Covid 19.
Përndryshe, personat që kanë dyshime për sëmundjen dhe nuk kanë simptoma duhet të vetëizolohen sipas këshillave nga OBSH dhe instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
I sigurojmë personelin shëndetësor dhe qytetarët se Klinika Infektive, reparti i izolimit është pajisur me maska mbrojtëse, syze dhe mjete të tjera për mbrojtje kundër Covid-19, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë./gazetametro.net