Një pjesë e qytetit të Gjilanit po përballet me mungesë të energjisë elektrike që nga mëngjesi.
Si pasojë, edhe KRU ‘Hidromorava’ ka njoftuar se disa lagje nuk mund të kenë furnizim me ujë.
Gjithashtu, QMF ‘Dardania’ sot nuk mund të ofrojë shërbime mjekësore për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Në një njoftim të stafit, qytetarët janë udhëzuar të marrin shërbime në QMF-të më të afërta.