Qytetarë të Gjilanit dhe të Kamenicës i janë përgjigjur sot thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të vaksinohen kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19 me dozat bivalente përforcuese përmes Karvanit të vaksinimit.
Ekipet e vaksinimit të QKMF-ve të këtyre komunave kanë vaksinuar qytetarët e interesuar, ndërsa gjatë aktivitetit ata janë vizituar edhe nga përfaqësuesit e Zyrës së OBSh-së në Prishtinë që kanë parë nga afër këtë aktivitet të organizuar me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe QKMF-të.
Qëllimi i Karvanit të vaksinimit është që të promovojë vaksinimin kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19, si mënyrën më efektive për të parandaluar këto dy sëmundje dhe format e rënda të saj, dhe, të promovojë gjithashtu edhe masat e përgjithshme preventive të shëndetit publik.
Karvani i vaksinimit nesër vazhdon në komunën e Artanës (ish Novobërdës).
Ruaje veten-VAKSINOHU!
#MinistriaeShëndetësis
#IKSHPK
#WHO #OfficeinPristina