Niveli i përgjegjësisë së qytetarëve për të mbajtur të pastër ambientin, akoma si duket lë për të dëshiruar, për faktin se nëpër rrugë e lagje vërehen mbeturina të hedhura vend e pa vend.
Radio Star ka siguruar një pamje ku në një pjesë të qytetit të Gjilanit nga qytetarët të pandërgjegjshëm është hedhur një kanape në një vend jo të duhur. Gjendjen atje më së miri e tregojnë këto foto të siguruara nga një lexues i Radio Star.
Përveç mos respektimit dhe hudhjen e mbeturinave gjithandej , qytetarët hudhin mbeturina edhe në vendet publike, madje në disa raste edhe përkundër kontenjerëve të zbrazur, mbeturinat hudhen jashtë tyre, krejt në afërsi.