Rruga “Shaban Sami Ukshini”vazhdon të jetë shqetësim për banorët e kësaj rruge pasi ata po rrezikohen nga ndonjë sëmundje nga mbeturinat të cilat vazhdojnë te jenë prezent në këtë rrugë.
Banorët thonë se në këtë rrugë nuk ka fare ndriçim për shumë vite,dhe deshirojnë që komuna të ketë prioritet edhe në këtë rrugë mbase janë tatimpaguesit të përhershem të obligimeve komunale.
Ata thonë qe pas asfaltimit të rrugës më nuk egziston shtegu i këmbesorëve, hapsirat të cilat është dashur që komuna e Gjilanit të ju siguroj këmbsorëve dhe banorëve, ngase çdo ditë frekuentohet nga qytetarët.Banorët shpresojnë që komuna e Gjilanit së shpejti do të ndërrmar masa dhe të identifikojë problemet në këtë lagje.