Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë takuar banorët e fshatit Cërnicë, nga ku kanë marrë mbështetje të madhe për fitoren e 11 qershorit.
Besa Baftiu kryetarja e qendrës e kandidatja për deputete i ftoi qytetarët të dalin në Zgjedhjet e 11 qershorit.
“Ndryshimi i vetëm dhe i domosdoshëm në Kosovë vjen vetëm me Lëvizjen VETEVENDOSJE! Ju ftoj të dilni të votoni me 11 qershor, të votoni nr.35 në krye me kryeministrin e ardhshëm Albin Kurtin.”
Veprimtari i çështjes kombëtare e kandidati për deputet Hydajet Hyseni tha se Cërnica gjithmonë ka qenë pjesë e ndryshimëve të mëdha historike.
“Ne sot jemi në Cërnicën e Ramiz Cërnicës, atë kishim kolos edhe kur s’kishim parlament. Ai ishte Ramiz Cërnica ku ballëhapur i thotë po bashkimit me Shqipërinë dhe jo me Serbinë”
Aktivistja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga themelimi i saj tani kandidate për deputete Shkurtë Aliu evokoj kujtime nga e kaluara kur dyert e shkollave ishin të mbyllura për aktivistë e Lëvizjes.
“Se Lëvizja VETËVENDOSJE! po rritet, në çdo tubim po na dëshmon pjesëmarrja e madhe e qytetarëve. Unë kur kam ardhë ne vitin 2006 për herë të parë në Cernicë dyert e shkollës i kemi pasur të mbyllura ndërsa sot i kemi të hapura. Dikur na mbyllshin dyert, e sot po na hapin në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat pasi e kanë kuptuar së ne gjithmonë kemi qenë në rrugë të drejtë.”
Asambleisti i zëshëm në ndaljen e së keqës në Gjilan, tani kandidat për deputet Nevzad Isufi ka folur për arsimin dhe synimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë fushë.
“Të gjithë jemi të paknaqur me gjendjen e arsimit në Kosovë, është koha e fundit që arsimin ta kthejmë në binarët e duhura. Lëvizja ka paraparë një sërë veprimesh në arsim duke filluar nga hapja e 160 çerdhëve publike, shujta e qumësht për filloristët, e deri te interesimi serioz për nivelin e lartë akademik.”
Arijeta Rexhepi asambleiste e Kuvendit Komunal dhe kandidate për deputete foli mbi shëndetësinë dhe synimet e Lëvizjes mbi këtë fushë prioritare.
“Me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje! sektori shëndetësisë do të jetë më i mirë, këtë e kemi dëshmuar veç se në Prishtinë me ambulantat e riparuara e të pajisura me aparate të nevojshme mjeksore dhe shërbime efikase”
Ismajl Kurteshi kandidati tjetër për deputet tha se me pushtetet e kaluara asgjë s’ka ndryshuar por Kosova ka vazhduar rrënimin e ekonomisë e industrisë.
“Nëntë palë zgjedhje janë mbajtur që nga paslufta dhe asnjë ndryshim nuk ka ndodhur, përkundër premtimëve të shumta. Është koha e një ndryshimi të madh, që do ta ndalë të keqen dhe do të jetë promotor i zhvillimit, e ky ndryshim vjen vetëm duke votuar numrin 35 Lëvizjen VETËVENDOSJE!