Qytetarët e Gjilanit dhe përgjithësisht Anamoravës, edhe këtë vit mbase as vitin tjetër, nuk do ti ndahen ‘rrugës së vdekjes’ Gjilan-Prishtinë sepse Autostrada nuk do të bëhet as këtë vit,.
Kështu tha ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Kjo autostradë do të duhet të ishte temë e mbyllur jo para disa muajve, por tanimë para disa viteve.
Qeveria Kurti ka dhënë afate se kur Gjilani do të bëhet përfundimisht me Autostradë, por si duket kjo ka qenë veç një përpjekje e lodht për me i mbajtë afër votuesit.
Pra, kur Autostrada nuk bëhet as këtë vit mbase as vitin tjetër deri në Gjilan, përkatësisht në Bresalc, paramendojeni se kur do të bëhet nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë.
Kjo është papërgjegjësi totale e institucioneve nacionale, dhe po ashtu paaftësi dhe mungesë guximi e institucioneve lokale për më shumë presion qeverisë.
Gjilani nuk e ka problemin e vetëm Autostradën për Prishtinë, probleme ka edhe me rrrugët tjera si ajo Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan-Ferizaj.
Zvarritje e punimeve me vite, po ashtu punime pa planifikimin e duhur, grryerje rrugësh pa nevojë si dhe cilësi jashtëzakonisht e dobët.
Rrugët e asfalltuara prishen ende pa i bërë një javë. Renovime të tyre një javë pasi janë shtruar asfallt.
Edhe sa jetë duhet duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që Qerveria ta marrë seriozisht Gjilanin dhe Anamoravën?