Komuna e Gjilanit, ka nxjerrë një urdhëresë për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm.
Me këtë urdhëresë ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga sistemi publik i ujësjellësit për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte ndërtimore dhe ujitjen e arave e kopshteve.
Gjobat do të aplikohen për të gjithë shkelësit dhe keqpërdoruesit e ujit të pijshëm në pajtim me dispozitat e rregullores për shërbime publike komunale.