Qytetarët e Gjilanit çdo të dielë janë në “hall”. Ata në vikend nuk mund të udhëtojnë me autobusë për Prishtinë. Me këtë rast, linjat e autobusëve Gjilan-Prishtinë nuk janë në dispozicion për qytetarët.
Kështu, kjo linjë e autobusëve është jofunksionale pothuajse që nga mbrëmja e deri më tani.
Sot as taksitë ilegal nuk janë duke punuar.
Sipas disa fotografive shihet se si qytetarët presin në stacione të ndryshme, mirëpo autobusët nuk qarkullojnë fare.
Po ashtu disa qytetarë janë të detyrar që të bëjnë zgjidhje ndër më të ndryshëm vetëm për të ardhur në kryeqytet. Madje, të njëjtit paguajnë nga xhepat e tyre më shumë për këtë rrugë.
Gjithashtu, autobusët nuk janë duke funksionuar as te rruga kryesore që të dërgon për në Prishtinë.
Ndryshe, sot është edhe dita e dytë e Festës së Fitër Bajramit./indeksonline/