Qytetarët e Gjilanit, sot kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të protestuar në shenjë pakënaqësie kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Qytetarët kishin zgjedhur tenxhere, lugë dhe mjete të tjera të ndryshme për të protestuar nga ballkonet e tyre në Gjilan dhe në shumicën e qyteteve të Kosovës.
Kjo protestë, po mbahet kundër zhvillimeve të fundit politike në vend në kohë pandemie.
LDK-së, ka filluar të mbledh nënshkrimet rreth mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Me këtë mocion pritet që të mblidhen votat e deputetëve për ta rrëzuar Qeverinë, pjesë e së cilës janë LDK e VV në një koalicion, këtë iniciativë të LDK-së, shumë qytetarë nuk e kanë pritur mirë në këtë kohë, kur tani në gjithë botën është shpallur pandemi nga virusi COVID-19.
Radio Star ka siguruar video kur qytetarët krijojnë zhurmë të madhe duke protestuar.