Qytetarët e Gjilanit janë duke u ballafaquar shumë seriozisht me mungesën dhe cilësinë e ujit.
Situata sa po fillon e po bëhet më alarmante. Qytetarët janë thellësisht të mllefosur dhe të dëshpëruar me këtë situatë të cilën e ka kapluar qytetin e Gjilanit.
A ka ujë dhe a erdhë uji, janë dy pyetjet më të shpeshta në përditshmërinë e një qytetari gjilanas.
Shumë qytetarë kanë dërguar foto të ujit që ka marrë ngjyrë të zezë, disa të tjerë kanë dërguar edhe foto duke u pastruar me kova por që kanë kërkuar të mos pulikohen.
Shumica e familjeve në Gjilan, nëpërmjet blerjes dhe mbushjes së bidonave janë duke u munduar përkohësisht ta shmangin mungesën e ujit.
Shpresojmë që institucionet lokale dhe nacionale të veprojnë urgjentisht në zgjidhjen e këtij problemi esencial për qytetarët e Gjilanit. /gjilanisot/