Qytetarët e lagjes Rruga Gjon Serreqi dhe bizneset po ankohen se që afro 20 orë nuk kanë ujë. Një banor ka treguar për redaksinë e Radio Star dhe është ankuar se nuk kanë pasur ujë.
Afër 20 ore ky bllok ku janë qytetarët dhe bizneset e ndryshme janë pa ujë, ata kanë njoftuar institucionet përkatëse si Hidromorava dhe Shërbimet Publike në kuadër të Komunës, deri më tani qytetarët dhe bizneset nuk kanë marr asnjë përgjegjje.
Banorët tregojnë se arsyeja e ndërprerjes së ujit, ata thonë se shkak se një banor i një banese ka pasur probleme personale dhe i ka bllokuar me dhjetera familje e biznese te mos kenë furnizim me ujë.