Sot kaluam një ditë të jashtëzakonshme në fshatrat Lipovicë dhe Burincë, në zemër të Malësisë së Karadakut – një zonë me potencial të jashtëzakonshëm dhe me banorë që, përkundër sfidave, po e ndërtojnë të ardhmen e tyre me punë, përkushtim dhe besim në zhvillim.
Gjatë vizitës, patëm mundësinë të bisedojmë nga afër me qytetarët, duke dëgjuar shqetësimet e tyre reale, nevojat urgjente të zonës, por edhe vlerësimet për punët e deritanishme.
Ata shprehën mbështetjen dhe mirënjohjen për investimet konkrete që po japin rezultate, nga përmirësimi i infrastrukturës rrugore, e deri te programet për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimin rural.
Ky besim na motivon edhe më shumë për të vazhduar me vizion të qartë e angazhim të pandalshëm drejt një Gjilani më të zhvilluar, më të barabartë dhe më afër çdo qytetari.