Banorët e rrugës “Xhefer Zeqiri” kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e degraduar të urës që ndodhet në këtë zonë shkruan Radio Star.
Sipas tyre, ura që është dëmtuar paraqet rrezik për këmbësorët dhe automjetet që kalojnë aty çdo ditë.
Kanë kaluar më shumë se dy javë që kjo urë është dëmtuar nga një veturë, dhe që prej asaj dite, nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga autoritetet përgjegjëse.
Në këtë drejtim, qytetarët i kanë bërë thirrje Drejtorisë së Shërbimeve Publike që të ndërhyjë sa më parë për të bërë sanimin e urës dhe për të siguruar kalimin e sigurt.
Kjo urë është veçanërisht e rëndësishme pasi shërben si lidhje e drejtpërdrejtë mes dy fshatrave të Gjilanit, Livoçit të Ulët dhe Cërnicës, duke e bërë funksionalitetin e saj një domosdoshmëri për banorët e të dy zonave./radiostar/