Bashkim Isufi një qytetarë nga Komuna e Gjilanit, ka reaguar ashpër ndaj Zyrës së Kryetarit për shkelje të Ligjit.
Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit shkel Ligjin për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës Nr. 03/L-038
Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, me datë 12.06.2019, ka nxjerrë Vendimin 02 Nr. 426, me të cilin vendim data 14.06.2019 (e premte) shpallet ditë jo pune.
Në këtë vendim Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit nuk vendos stemën e Republikës së Kosovës, edhe pse ka qenë e obliguar që ta vendosë atë sipas Ligjit për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës Nr. 03/L-038, ku ndër të tjera në nenin 11, paragrafi 11.1, shkronja b), thuhet se: 1.1 Stema e Republikës së Kosovës vendoset: b) ne te gjitha aktet zyrtare.