Shumë qytetarë kanë marrë mesazhe nga Ministria e Financave se kanë pranuar pagesë të shumës 130 eurove, të masës 15 dhe më pas kjo kërkes në të njejtën mënyrë me mesazh ju është refuzuar.
Një qytetar nga Gjilan, Besnik Behluli në redaksin e Radios Star ka dërguar mesazhet të cilat Ministria e Financave i ka njoftuar se janë përfitues të asistencës mujore prej 130 eurove.
Behluli ka thënë se ka pasur shumë humbje nga pandemia, por edhe kjo mënyrë nga ana e qeverisë e cila ka refuzuar asistencën prej 130 eurove po ju shkakton edhe më shumë telashe në biznes.
Ministria e Financave ka treguar se janë bërë gabime në dërgimin e mesazheve telefonike.
Këto janë mesazhet të cilat kanë marrë qytetarë të shumtë se janë përfitues të 130 eurove dhe me pas kërkesa e njejtë është refuzuar nga qeveria e Kosovës.
I/e nderuar,
Ju njoftojme se jeni perfitues te asistences mujore prej 130.00 euro per muajin qershor/2020, sipas Mases 15. Terheqjen e mjeteve mund ta beni nga data 12 deri me 20 gusht ne piken e Zyres se Postes me te afert per ju.
Ministria e Financave
I/E nderuar,
SMS qe keni pranuar me date 11.08.2020 ka qene gabim teknik ne listat e Ministrise se Punes dhe Mireqenies Sociale. Ju informojme se kerkesa juaj per asistence mujore prej 130 euro sipas Mases Nr. 15 eshte refuzuar, andaj nuk keni nevoje te paraqiteni ne Zyren Postare.
Kerkojme ndjese per kete leshim!
Me respekt,
Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale dhe Ministria e Financave