Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka aktivizuar platformën elektronike për ndjekjen e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare 2025. Qytetarët mund të shikojnë rezultatet sipas partive, statistikën e pjesëmarrjes dhe të dhëna nga vendvotimet ndërsa numërimi përparon.
Linku për ndjekjen e rezultateve: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/results
Rezultatet e publikuara në këtë platformë janë preliminare dhe do të përditësohen gradualisht deri në shpalljen e rezultateve zyrtare nga KQZ.

