Në vendin ku qytetarët e Kosovës shkojnë për t’u pajisur me viza, sot shkoi një person që në fakt nuk e pati një qëllim të tillë.
Në fakt, edhe vet personi që shkoi aty, Trim Syla nuk është thjesht qytetar i Kosovës, por aktivist opozitar i PDK-së.
Ai mbante me vete në duar një pankartë me mbishkrimin: Ju po pritni për viza, Martini me katër nënshtetësi.
Kjo parullë e Sylës ndërlidhet me personazhin e famshëm, ambasadorin e Kosovoës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ky i fundit është përfolur të jetë i përfshirë në një skandal financiar dhe skandale tjera në Slloveni.Kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca e kanë mbrojtuar vazhdimisht Berishën nën arsyetimin se ndaj tij nuk mund të merren veprime përderisa s’ka diçka të vërtetuar nga gjykata.