Shkruan Selim Daku
Përfundimi i debatit tre vjeqar në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi për shumicën e qytetarëve të Kosovës është një lajm i gëzuar. Konsideroj që qytetarët më shumë u janë gëzuar përfundimit të diskutimeve mbi demarkimin, sesa për liberalizimin.
Gëzimi i madh për humbje të territorit shpërfaqë varfërinë e skajshme të qytetarëve të Kosovës. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë fakt, aktorët politik në pozitë dhe opozitë kanë vazhduar pasurimin e varfërisë shpirtërore dhe psiqike për tre vite me radhë. Kjo ka rezoltuar sot me gëzim për falje teritori që nesër do të prodhoj lëvizje pa viza. Barku thatë, koka plotë, padyshim se nuk shkon!
Uroj që për Kosovën ky të jetë diskutimi më i gjatë dhe që do të mbahet mend, ndërkaq temat tjera të kësaj natyre sfiduese të marrin epilog në periudha normale të kohës.
Sfidë e radhës do të jetë formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe transformimi i FSK-së në FAK, por kjo nuk do të thotë që resoret tjera të mos marrin të njejtën vëmendje. Fokusi institucional duhet të orientohet njejt edhe në sundim të ligjit, arsim dhe shëndetësi.
Funksionalizimi i shtetit bëhet vetëm atëherë kur kemi një gjyqësor të pavarur, një arsim konkurues dhe shërbime shëndetësore cilësore. Në këtë mënyrë qytetarëve të Kosovës mund të ju garantohet zhvillim ekonomik dhe standard jetësor mesatar që do ti garantonte mundësi për shfrytëzimin e mundësisë për lëvizje të lirë në vendet e zonës shengen.