Duke e ditur gjendjen nëpër të cilën po kalon e gjithë bota duke luftuar kundër pandemis Covid-19, kompania “ KRU HIDROMORAVA “, përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët të paguajn faturat për furnizim me ujë të pishëm.
Qytetarët e Gjilanit ka muaj që janë duke u përballur me mos furnizim të ujit, banorët e lagjeve te qytetit vazhdojnë të ankohen për mos furnizim me ujë, deri sa kompania dhe menagjmenti i “KRU HIDROMORAVA”, merr vendim që të paguhen fakturat nga qytetarët, të cilët në këtë kohë nuk janë të gatshëm t’ju përgjigjen kompanisë në fjalë.
Pas këtij apeli nga “ KRU
HIDROMORAVA”, qytetarët i bëjnë thirrje komunës së Gjilanit, që të kordinohet me kompanin “KRU HIDROMORAVA” pasi që qeveria ka marr vendim që të gjitha pagesat të pezullohen deri në fund te muajit prillit, sepse janë të shumt ata të cilët janë penalizuar nga ky virus dhe se nuk kanë të ardhura, dhe mendojnë se si te ja dalin këtë kohëpandemie.
Njoftimi i Qeverisë:
Lehtësime për qytetarët: Shtyhen deri më 30 prill pagesat e kredive, ujit, rrymës dhe internetit.
Zëvendëskryeministri Avdulla Hoti ka njoftuar se Qeveria në koordinim me bizneset do të marrë masa shtesë për lehtësimin e jetës së qytetarëve në këtë fazë emergjente, kur vendi dhe bota po përballet me pandeminë e Coronavirusit. Deri më 30 prill sipas tij do të shtyhet pagesa e kredive, rrymës, internetit, ujit, ngrohjes , lehtësimi i transportit të mallrave.