Një person është gjobitur me 300 euro, ndalim të vozitjes për tre muaj dhe tri pika negative.
Gjithë keto gjoba i mori pasi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 130 km/h, ai voziti me shpejtësi të dyfishuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 234 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e policisë