Policia e Kosovës, ka njoftuar se, gjatë ditës së sotme, një qytetar me inicialet A.D ka dorëzuar një portofol në Stacionin Policor Kllokot, të cilin e kishte gjetur afër një qendre tregtare në Kllokot.
Komunikata e plotë:
Dorëzohet portofoli i gjetur nga qytetari në polici
Kllokot, 29 mars 2023
Sot me datën 29.03.2023 në Stacionin Policor Kllokot një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur afër një qendre tregtare në Kllokot, në të cilin kishte një shumë parash prej katërqind e shtatëdhjetë (470) euro dhe dokumente personale.
Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt duke e ftuar në stacion dhe të njëjtit konform procedurave i është dorëzuar portofoli, paratë dhe dokumentet.
Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.