Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka gjetur një shumë parash dhe ka njoftuar Policinë. Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se më datën 7 prill, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë eurove, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë, i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar.
“Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit. Zoti Himaj, përveçqë ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.