Dërguar nga qytetari i cili i shpetoi vdekjes fale Dr. Ali Devaja.
Jeta përballë vdekjes!
Të zgjedhësh të jesh mjek, është e ngjashme me krijimtarinë, në të cilën nuk duhet të ketë vend për gabime, por, përkushtim dhe aftësi për t’ia dhënë njeriut edhe një mundësi më shumë për jetë e shëndet të plotë. E këtë aftësi e zotësi, Dr. Ali Devaja, e zotëronte. Me pendatërinë e tij, vullnetin, përvojën e tij të gjatë, e përkushtimin që betimin dhe amanetin e Hipokratit ta qojë deri në fund, mantebardhi Dr. Ali Devaja, më dha edhe një mundësi të madhe për vazhdimin e jetës sime.
Pas një ndërhyrje kirurgjike në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan me datë 20 korrik, 2023, u shfaqën disa komplikime të rënda shëndetësore, me ç’rast, mjekët u detyruan që urgjentisht të transferohesha në QKUK në Prishtinë. Pasi që, problemi ishte shumë serioz, dhe, pas hezitimeve të shumë doktorëve që rastin tim ta marin përsëri në dorë përshkak të një komplikimi të rëndë që pësova nga ndërhyrja kirugjike në Gjilan, fatmirësisht, me mendjen e duart e tij të arta, Kirurgu i Përgjithshëm dhe Abdominal, Dr. Ali Devaja, me ekipën e tij briliante, Valon Zejnullahu dhe Arben Haliti, vendosën që ta marrin përsipër intervenimin tim të dytë kirurgjik pas 7 dite nga intervenimi i parë i dështuar.
Dr. Ali Devaja, si një profesionist i fushës, si një intelektual i veçantë, njeri i moderuar e i afirmuar, mbi të gjitha, doktor me një biografi të shkëlqyeshme të intervenimeve kirurgjike, pas gati 5 orëve në operim, së bashku nën mëshirën e të madhit Zot, ma shtoi edhe një mundësi për jetë, që të jem përsëri pranë fëmijëve, familjes e mbarë shoqërisë.
Është një thënie e shkëlqyeshmë e Hipoktatit, doktorit të njohur të historisë së lashtë, i cili thotë se, “Disa pacientë rikthehen në jetë vetëm falë intervenimit të zotësisë dhe aftësisë së mjekut i cili të bie hise ty në ballafaqim të asaj sëmundje”. Andaj, edhe unë si pacientë, kisha fatin, nderin, dhe të vetmen mundësi për jetë, nëse më mundësohej marrja përsipër e rastit tim nga Dr. Ali Devaja.
Të kesh një doktor të rangut të Dr. Ali Devajës, për neve si Republikë është nder, privilegj e përkushtim i madh. Si njohës i shkëlqyeshëm i fushës, Dr. Ali Devaja, për mua dhe familjen time, do të mbetet hero, ikonë dhe drita e vetme në fund të tunelit, nga i cili mu mundësua edhe njëherë fillimi i një jete të re.
Për fund, falënderojë përzemërisht Dr. Ali Devajën me ekipë, infermierët, specializantët e të gjithë stafin e QKUK-së, të cilët më kanë fasionuar me përkujdesjen e vullnetin e tyre të plotë për të punuar në një sistem shëndetësor në të cilin i mbanë vetëm vullneti i madh për t’iu shërbyer pacientëve e popullit të tyre dhe asgjë tjetër përveç tij!
Dr. Ali Devaja, Zoti ju shpërbleftë për heroizmin e treguar, për vullnetin e gatishmërinë e madhe të rrezikut të rastin tim. Heroizmi dhe vepra juaj e madhe nuk do te humbe asnjehere. Jemi krenar dhe jashtezakonisht te lumtur që në Republikën tonë posedojmë mantelbardhë të rangut të tillë.
Zoti ju dhashtë të gjitha të mirat!
Me respekt pacienti:
Afrim Hajdini