Pretendimet e një banori se pa një arushë në lagjen e tij në natën e së mërkurës në Pozheran ka shkaktuar frikë te banorët.
Se një banor ka hasur në ariun në oborrin e shtëpisë së tij në Pozheran të Vitisë, u njoftuan edhe policët e nënstacionit policor në këtë lokalitet, të cilët i janë përgjigjur menjëherë shqetësimit të banorëve.
Policia është aktivizuar që ta identifikojë vendndodhjen e ariut por deri më tani nuk është arritur të gjendet ariu ose një kafshë tjetër që mund të jetë e rrezikshme.
Ndërkohë, në një video e dërguar në redaksinë e Plus TV, nga larg duket një kafshë, por nuk mund të dallohet nëse është arushë ose kafshë tjetër./PlusTV/