Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë prej 150 eurove ndaj një qytetari i cili kishte tejkaluar në vijë të plotë.
Ngjarja ka ndodhur në Gjilan ku zyrtarët policorë pas pranimit të dëshmive nga qytetarët, kanë identifikuar kundërvajtësin dhe i kanë shqiptuar gjobën.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Zyrtarët policorë të Njësisë së Trafikut Rajonal Gjilan, pas pranimit të dëshmive nga qytetarët, për një kundërvajtje në trafik, kanë identifikuar kundërvajtësin dhe i kanë shqiptuar gjobën bazuar në Ligjin 05L/88.