100 të rinjë të Gjilanit nënshkruajnë kontratat e punës praktike me pagesë.
Përmes një postimi në Facebook Haziri ka thënë:
Përderisa qytetet tjera i ka prekur migrimi, ne në Gjilan po bëjmë zgjidhje për të rinjtë e të rejat. Bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ndiem tepër mirë teksa 100 të rinj e të reja nga regjioni ekonomik i Lindjes së Kosovës, të cilët janë përfitues përmes Komunës, nënshkruan marrëveshje për praktikë pune me pagesë, si mundësi e jashtëzakonshme e punësimit afatgjatë. Gjilani në sektorin publik dhe privat ka përfituar 14 milionë euro nga programet financiare të BE. Faleminderit!