Xhiro e gjashtë në kampionatin elitar në futbollin kosovar ka rezervuar përballjen ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, dy rivalëve të përbetuar që në këtë takim kërkojnë ta marrin titullin ‘patroni i qytetit’ për edicionin e ri, shkruan Gazetasheshi.com.
Në aktin e parë sezonal, nga katër të mundshëm, të dy skuadrat do të përballen të dielen me fillim nga ora 13:30.
Për herë të parë në histori ky derbi do të drejtohet nga gjyqtarë gjilanas. ‘Bilbilin’ kryesor do ta ketë Mervan Bejtullahu, i cili do të shoqërohet nga asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, ndërkohë Shpëtim Murtezi do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.
Sikurse në derbin e kaluar edhe në këtë të 18 tetorit nuk do të ketë tifoz të pranishëm në stadium, pasi që pandemia “Covid-19” ndodhet ende prezente në vendin tonë dhe klubet janë duke zbatuar masat nga Instituti i Shëndetit Publik në vend.