Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Koretin të Kamenicës.
Policia bën të ditur se viktima duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë në lumë dhe si pasojë ka vdekur.
“Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.