Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka kërkuar që të bojkotohet referendumi i Serbisë nga shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Kryetari i kësaj partie, njëherësh zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se kanë ftuar. shqiptarët e Preshevës mos të dalin në referendum.
“Ne kemi dalë me deklaratë dhe kemi ftuar qytetarët që të mos dalin, por edhe pa i ftuar, ju garantoj se asnjë shqiptarë nuk do të kishte dalë”, tha Mustafa.
Mustafa tha se ky referendum ka qëllim rritjen e censurës në gjyqësorin e Serbisë.
“Nuk përmirëson aspak situatën ekonomike e politike të shqiptarëve”, u shpreh ai.
“Serbia para bashkësisë ndërkombëtare luan rolin e viktimës dhe më këtë autoritetet në Beograd rrahin gjoksin se ne jemi prezentë në Kosovë”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.
Sa i përket moslejimit të krerëve kosovarë për mosmbajtjen e referendumit në Kosovë, Mustafa e cilësoi të duhur.
“Është qëndrim i duhur dhe njëkohësisht i rëndë për shkak të një invazioni që kanë marrë ambasadorët e shtetit të QUINT-it, por një gjë duhet kujtuar se ata janë ambasadorë, asnjë shtet i tyre, apo qeveritë, nuk janë mbledhur për të thënë se referendumi duhet të mbahet në Kosovë. Por serbët dinë të qahen para tyre”, shtoi Mustafa.
“Kosova o duhet një ditë të tregojë shtetësinë dhe zotësinë që mund të menaxhojë shtetin e saj, ose ta ndajë me Serbinë, sepse në këtë situatë, Serbia është prezente në Kosovë.”
“Kjo është Republika e Kosovës dhe ky është fundi”.
“O duhet të jetë një Kosovë e lirë, brenda së cilës futet Presheva me Bujanocin, ose të gjendet një zgjidhje, por zgjidhje le të ofrojnë Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara”.