Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se shumë vetura me targa RKS po qarkullojnë në rrugët e Luginës së Preshevës.
“Më shumë Kosovë në Luginë!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook,
“Këmbëngulje, vendosmëri, reciprocitet… dhe një dashuri që s’kufizohet nga kufijtë! Ajo që bëhet më e bukur kur Kosova shfaqet në çdo skaj të Luginës”, ka shkruar ai.