Kadri Rahimaj ka akuzuar publikisht Agim Aliun, kryetar i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), për gënjeshtra lidhur me përfshirjen e komunave veriore të Kosovës në Asociacion.
Rahimaj thekson se, pavarësisht se këto komuna – Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – kanë votuar në shtator të vitit 2023 për t’u bërë pjesë e AKK-së dhe vendimi është vlerësuar si i ligjshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Aliu dhe drejtori ekzekutiv Sazan Ibrahimi nuk kanë lejuar asnjëherë pranimin e tyre në asociacion.
Shkrimi i plotë:
Agim Aliu – Kryetar i Bordit të Asociacionit po gënjen publikisht
Komunat e Veriut të Kosovës – Leposaviqi, Zveçani, e Zubin Potoku nuk janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Ato me 14 dhe 15 shtator të vitit 2023 kanë votuar në kuvende komunale për tu bërë pjesë e AKK-së. Përkundër që vendimi është vlerësuar si i ligjshëm në MAPL, Agim Aliu dhe Sazan Ibrahimi nuk kanë lejuar asnjëherë Komunat e Veriut të Kosovës të bëhen pjesë e AKK-së.
Personalisht kam kërkuar në rrugë zyrtare të na dërgojnë dëshminë e fletës së anëtarësisë, siç e ka çdo komunë anëtare, ata janë pergjigjur se se një gjë të tillë nuk e kanë.
Fakti i dytë është se në asnjë raport të auditmit nuk mund të gjeni se këto komuna janë anëtare. Në raport paraqitet lista e anëtarëve dhe participimi i komunave.
Fakti i tretë, që në raportin që ka sjellur vet sot bordi, shihet se Komunat e Veriut të Kosovës nuk janë anëtare.
Ku po dëshirojnë t’i anëtarësojnë Komunat e Veriut të Kosovës, kasta e vjetër politike?