Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, sot ka bërë homazhe te varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Zllatar.
Rahimaj ka thënë se duhet që me ngulm të kërkojmë zbardhjen e rastit të tij, sepse duhet të ketë Drejtësi për Astritin.
Shkrimi i plotë:
7 vite pa shokun e aktivistin Astrit Dehari
Astriti është aktivisti i Lëvizjes që na kthen prapa në kohë dhe na bën që t’i rikujtojmë vetes rrugën të cilën kemi ndjekur për të ardhur deri këtu, por edhe rrugës së cilës duhet t’i përmbahemi për të punuar fort për të mirën e përbashkët të shoqërisë dhe vendit.
Tani më shumë se çdo herë, duhet që të vihet drejtësia në vend, dhe fajtorët të përballen me ligjin.
Edhe sot por edhe në vazhdimësi duhet që me ngulm të kërkojmë zbardhjen e rastit të tij, sepse duhet të ketë Drejtësi për Astritin.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!