Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se Kamenica do të marrë pjesë në Festivalin e Arkitekturës në Singapor këtë nëntor, duke u bërë komuna e parë në Kosovë që arrin një arritje të tillë.
Shkrimi i plotë:
📣Lajm fantastik: Pritoret e Kamenicës në Finalen e World Architecture Festival 2024(8 projektet më të mira në botë)🌳🚀
😎Jemi krenarë të ju njoftojmë se projekti ynë i pritoreve, i inspiruar nga vizatimet e nxënësve të shkollave fillore, është zgjedhur një nga projektet finaliste – në World Architecture Festival 2024!
🌳Ky projekt përfshin elemente inovative si panelet diellore, çati të gjelbra, hapësira parkimi për biçikleta dhe rafte librash. Struktura e tij imiton pemën natyrale dhe përdor materiale miqësore me ambientin, duke krijuar hapësira urbane të qëndrueshme dhe multifunksionale.
✅Në nëntor do ta prezantojmë Kamenicën dhe projektin në Festivalin e Arkitekturës që do të mbahet në Singapor.
P.s. Komuna e Kamenicës është komuna e parë në Kosovë që ka arritur deri këtu. Suksesi ynë ka bërë që Festivali t’a njoh Kosovën🇽🇰 si shtet, sepse deri më tani është dashur të aplikohet përmes Shqipërisë🇦🇱.
#nukNdalemi