Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka prezantuar një nismë të re për sigurimin shëndetësor të fëmijëve në çerdhe, duke e bërë Kamenicën qytetin e parë në Kosovë që e realizon një iniciativë të tillë shkruan Radio Star.
Përmes një videoje, Rahimaj ka ndarë detaje mbi këtë projekt, i cili synon të sigurojë mbrojtje dhe kujdes më të mirë shëndetësor për më të vegjlit. Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre në këtë komunë./radiostargjilan/