Klubi Futbollistik “Kika” ka marrë një tjetër lajm të madh për zhvillimin e tij.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme sponzorizimi mes kompanive Air Energy & Guris dhe KF “Kika”.
Kjo marrëveshje shënon një hap të madh për mbështetjen dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe funksionimit të klubit, duke ardhur menjëherë pas nisjes së projektit për ndërtimin e stadiumit të ri të klubit.
Postimi i plotë:
Nënshkruhet marrëveshje për sponzorizimin e KF “Kika”
Lajmet e mira për Klubin Futbollistik “Kika” nuk kanë të ndalur. Dje është nënshkruar edhe marrëveshja e sponzorizimit mes Air Energy & Guris e KF “Kika”.
Në këtë takim i pranishëm ka qenë Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me përfaqësuesit e kompanisë: drejtori i kompanisë Air Energy, z. Ibrahim Akyol, së bashku me stafin e tij shoqërues Xhejlane Morina, Flamur Biqkaj dhe Leonard Hisari.
Njejtë është përfaqësuar edhe KF “Kika” nga kryetari i klubit, z. Naim Biqkaj, dhe Drejtori Sejdi Latifaj.
Kujtojmë se ky lajm vie menjëherë pas vënies së gur themelit të projektit për stadiumin e klubit, investim i përbashkët ky, mes MKRS-së dhe Komunës së Kamenicës.