Shkollat në Kamenicë edhe me kabinete të veçanta të muzikës.
Është duke u punuar në secilën shkollë në Kamenicë, në mënyrë që infrastruktura, kushtet por edhe cilësia në tërësi të rritet.
Pas kabineteve të shkencave, sportit, e informatikës, shkollat në Kamenicë janë pajisur edhe me veglat muzikore të brendeve më cilësore, në mënyrë që të kenë edhe kabinete të veçanta në këtë fushë.
Secili nxënës i apasionuar pas instrumenteve muzikore, tashmë ka mundësinë që profesionalisht të përgatitet në këtë pjesë.
Po vazhdojmë me punë në arsim, kjo nuk është e tëra për nxënësit, projekte fantastike po vijnë.