Aktivitete javore në trafikun rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 23.05.2025 – 29.05.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e tetëdhjetë (1380) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shtatëmbëdhjetë (17) ngasës.
Shqiptuar nëntëdhjetë e katër (94) gjoba ndaj ngasësve të cilët gjatë kontrolleve janë hasur duke vozitur mjete me xhamat e errët, vendosje e foljes ose materialit tjetër, në kundërshtim me Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 248 paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 citojmë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!