Sot është Nata e Madhe, të revoltuar që xhamitë në Kosovë nuk po hapen një pjesë e qytetarëve sot kanë dalë për ta falur Ikindinë në shesh të Prishtinës.
Ndërsa, në një takim që ka zhvilluar Myftiu Naim Tërnava me Naser Ramadanin nga IKSHPK e epidemiologun Lul Raka, u sygjerua që xhamitë mos të hapen as në ditën e Fiter Bajramit, transmeton Indeksonline.
E, në Info Magazine, Raka e arsyetoj këtë vendim, derisa tha se synimi është mbrojtja e shëndetit të qytetarit.
“Fillimisht kisha dasht që besimtarëve të ia uroi Natën e Madhe dhe ne ishim sot me ftesë të Tërnavës dhe patëm takim konstruktiv dhe emëruesi i përbashkët ishte se si ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve
Unë i kuptoj shqetësimin e besimtarit që është tu mbajt Ramazan që e ka festën e Bajramit, vendimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit publik kanë përgjegjësi të lartë.
Qysh nga mesi i prillit e kam thanë kur u mbledh Kuvendi që çfarëdo grumbulli është kërcënim për shëndetin kjo vlenë edhe për deputëtë, edhe testimet e demonstratave, por edhe besimtarëve që falën.
Prej përvojës, në momentin që një fenomen që ka lidhje bashkësitë fetare se shpërthim të infeksioneve ka pas në kisha e xhamia, kur një infeksion përhapet në komunitet s’është më punë veç e BIK-ut atëherë është pjesë e institucioneve të vendit mu brengos.
Bajramin e falin 100 mijë njerëz, ata në mesin e tyre një pjesë e madhe janë mbi 65 vjeç, që janë në moshë të cilët mund të kenë, por edhe kanë probleme kronike, që janë kërcënim serioz për virusin e ri
Tash, vendimi dhe sygjerimi jonë për me shmang është e rëndë, por duke marrë parasysh shëndetin e besimtarit që është kryesor, duke dasht t’i mbrojmë se një besimtar i ri nëse është infektu ka me përballu ma lehtë, por ai mundet me ja ngjit besimtarit afër tij”, tha Raka.
Ai tutje shtoi se vendet e tjera të rajonit si Shqipëria e Maqedonia që kanë hapur xhamitë, atje është një kaos.
“Vendet tjera po rrezikojnë, por Shqipëria është llugë ka dalë nga kontrolli me masa që i ka pas mirë të menaxhuara, po nëse dalin 100 mijë vet në demonstrata që ke mujt me prish ni teatër pas tre muajve.
Turqia që është superfuqi botërore, ka vendos rreptësisht me ndalu faljen e Bajramit Meka, është mbyll.
Irani, i cili i ka lehtësu masat, pas lehtësimit u rrit 50 për qind rastet me COVID, pjesa më e madhe e infeksioneve në xhami”.