Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për vendimin e Kosovës që të vendos tarifën 100 për qind ndaj Serbisë.
Ai është shprehur se përkrah fuqishëm vendosjen e kësaj tarife, duke parlajmëruar në anën tjetër 0 tarifa në doganat Kosovë-Shqipëri.
Me këtë rast, ai është shprehur shumë i shqetësuar edhe me propagandat e Serbisë kundër njohjeve të Kosovës dhe lobimit për tërheqjen e njohjeve nga ato shtete që tahsmë e kanë bërë këtë gjë.
Sipas tij, është e papranueshme që Serbia të kërkojë të mos përdoret edhe emri “Republika e Kosovës”.
“Serbia po e bllokon Kosovën me instanca të shumta rajonale e kombëtare, duke kërkuar tërheqjen e njohjeve të Kosovës si Republikë. Kjo nuk është vetëm sfiduese por edhe provokuese deri në nevojën e reagimeve propercionale. Bllokimi i njohjes së Kosovës një inkurajim cinik. Mbrëmë një ministër i Kosovës më tregonte se si Serbia insistonte që të hiqej fjala Republikë e Kosovës dhe bënte presion te BE.
Kjo është What The Fuck-WTF, siç do thoshin anglezët.
Pra, vendosja e barrierave është e arsyeshme dhe ato nuk duhet të shihen si ekonomike, por politike.
Prandaj sot them se Kosova dhe Shqipëria do të kenë 0 tarifa për gjashtë muajt e vitit të ardhshëm.
Kush e sheh këtë si kërcenim atëherë i mirëpresim që të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë se ne duhet të jemi shembull dhe të mos shihemi si rrezik”, ka thënë Rama.