Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar komandantin legjendar, Adem Jashari në ditëlindjen e tij.
Rama tha se 68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar.
Derisa theksoi se komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iku nga kjo botë si një monument i shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar.
“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, shkroi Rama në Facebook.