Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, do të jetë gati në fund të vitit për t’u futur në testet e certifikimeve evropiane. Kështu ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook.
“Mirëmëngjesi, dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e certifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ky aeroport do të jetë i treti në vend me fluturime transoqeanike.