Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në një deklaratë publike, Rama e ka cilësuar këtë telefonatë si shumë emocionale.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse,” ka thënë Rama, duke shprehur mbështetje dhe respekt të vazhdueshëm për Thaçin, i cili po përballet me sfida të mëdha në Hagë.