Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fjalimin e tij të plotë që ka mbajtur dje në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku ndër të tjera ka kërkuar edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.
Rama në këtë samit ka thënë se “situata e dhimbshme e pengmarrjes së Kosovës” duhet të marrë fund dhe kosovarëve t’ju liberalizohen vizat.
“Shpresoj shumë, po ashtu, që, ndërkohë që pengmarrja e Bullgarisë është ende në veprim, situata e dhimbshme e pengmarrjes së Kosovës të marrë fund dhe popullata e vetme në Europë pa të drejtë të lëvizë lirisht jashtë vendit të vet, të marrë liberalizimin e shumëmerituar të vizave. Pa mendohuni njëherë! Ata mund të lëviznin të lirë kur ishin nën një diktaturë jugosllave. Ata mund të shkonin në Europë, të punonin në Europë, por tanimë nuk munden më, qyshkur çlirimtarët europianë të Kosovës morën nën kontroll fatin e lëvizjes së tyre”, ka deklaruar Rama në samit.