Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në ditët e ardhshme do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetari i VV’së, Albin Kurti do të takohen së shpejti sipas kryeministrit shqiptar. Të dy kanë pasur mospajtime mes vete pas akuzave publike nga tani fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti.
Edi Rama nuk ishte aspak përjashtues e shtoi se ka propozime për të diskutuar me Kurtin për ta shtyrë bashkëpunimin.
“Do të takohemi në ditët në vijim. Ka kërkuar të më takoj e pres me shumë kënaqësi. E kam ndjekur në prononcimet e tij. Bie dakord me të që ka një nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhënien mes dy qeverive dhe marrëveshjet e bëra – mendoj se duhet të shkojmë përtej dhe shpresoj që me qeverinë e re të mund të plotësojmë boshllëqet që u krijuan me qeverinë e mëparshme”, ka thënë Rama.
“Kam disa propozime të reja për të që do t’ia bëjë atij. Për ta shtyrë këtë bashkëpunim do të duhej të kishim ministra të shtetit për bashkëpunim, të Kosovës për bashkëpunim me Shqipërinë dhe të Shqipërisë për bashkëpunim me Kosovën, për të pasë pikë referimi që çdo ditë që të merret me bashkëpunimin dhe ndjekjen e marrëveshjeve”.