Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se po diskutohet për hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë.
“Ne dëshirojmë të forcojmë marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën, jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Sarajevë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare, që janë të garantuara në kushtetutën e Shqipërisë”, tha ai.
Më tej, Rama kërkoi që Bosnje dhe Hercegovina të lejojë qytetarët e Kosovës të hyjnë me karte identiteti në vend.
“Lëvizja me ID e qytetarëve të Kosovës të sigurohet, sepse është e pakuptimtë të kemi kështu problemesh”, shtoi Rama. /tch