Përveç shume shteteve e liderëve botëror, së fundit edhe kryeminsitri i Shqipërisë ka reguar rreth çështjes Rusi-Ukrainë, ku ai ka ironizuar me një foto montazh, për të ironizuar me Rusinë.
Mëngjesin e sotëm kryeministri i Shqipërisë e ka nisur me një fotografi të një fëmije, që duket se është fotoshop.
“MIRËMËNGJES ”, ka shkruar Rama në fotografinë që shpërndau këtë mëngjes.
Ndërkohë që paraditen e kësaj të hëne në kufirin bjellorus me Ukrainën pritet që të takohen zyrtarët ukrainas dhe ata rusë. Kështu ka bërë të ditur të dielën zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Në Bjellorusi, gjithçka është gati për negociatat Rusi-Ukrainë. Në pritje të mbërritjes së delegacioneve”, thuhet në shkrimin e ministrisë së jashtme në Twitter.
Këto janë bisedimet e para prej kur Rusia ka nisur pushtimin ndaj Ukrainës në mëngjesin e 24 shkurtit.